Shqipëri-Ishujt Faroe/ Raste të shkëlqyera vetëm në shtesë, mbyllet pjesa e parë e ndeshjes

Shqipëri-Ishujt Faroe/ Raste të shkëlqyera vetëm në shtesë, mbyllet pjesa e parë e ndeshjes

21:43, 20/11/2023

Ka përfunduar me rezultatin, 0 me 0 pjesa e parë, në “Air Albania”, mes “legjionarëve” tanë dhe përfaqësueses së Ishujve Faroe, sfidë kjo e vlefshme për ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Deri më tani është zhvilluar një lojë e kujdesshme, por shumë e fortë fizikisht nga të dyja skuadrat, me teksa ka patur dhe një karton të verdhë për një prej lojtarëve të Ishujve Faroe, për një takë të ngritur ndaj “fantazistit” të mesfushës, Keidi Bare.

Rasti i parë i rrezikshëm në portën kundërshtare ishte ajo goditje e “yllit” të mesfushës, Nedim Bajrami, i cili në minutën e 36’-të tentoi nga rreth 22 metra portën e Bardur Reynatrod, me këtë të fundit, që grushton me forcë topin, duke mos lejuar “shqiponjat” tona të marrin avantazhin,

Ndërkaq, në fundin e pjesës së parë patëm edhe dy raste të tjera për shënim, ku fillimisht “bomberi” beratas, Myrto Uzuni, i cili godet me forcë nga brenda zonës portën kundërshtare, por sërish “gardiani” 23-vjeçar është i vëmendshëm, duke mos lejuar topin të shkojë në rrjetë, ndërsa rasti i fundit flagrant ishte ai i Mirlind Dakut, i cili pasi merr një pasim të bukur nga mesfusha nuk arrin të çojë topin pas shpatullave të kundërshtarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco