Trajneri i Çekisë përjashtoi tre lojtarë para ‘finales’ me Moldavinë se konsumuan alkool

Trajneri i Çekisë përjashtoi tre lojtarë para ‘finales’ me Moldavinë se konsumuan alkool

12:39, 20/11/2023

Çekia apo Moldavia? Skuadra e dytë e grupit E që do t’i bashkohet Shqipërisë në Euro 2024, do të mësohet sonte pas “finales” në Pragë.

Vendasit luajnë për dy rezultate, ndërkohë që moldavët, një nga surprizat e këtyre eliminatoreve, kanë fitoren alternativë të vetme.

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtare tre futbollistë për shkak të thyerjes së Kodit të Sjelljes.

Jakub Brabec, Vladimir Coufal dhe Jan Kuchta e kaluan mbrëmjen e së shtunës duke festuar.

Futbollistët konsumuan alkool deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, veprim për të cilin janë përjashtuar nga Kombëtarja.

Ndërkaq, tekniku çek deklaroi për sfidën me moldavët: “Kemi besim se do të hedhim hapin e fundit dhe do të festojmë kualifikimin në Euro 2024. Sigurisht që është surprizë fakti që Polonia mbeti jashtë. Pasi ata ishin favoritët e mëdhenj të grupit tonë. Moldavia ka bërë shumë mirë, mos të harrojmë që ata i morën 4 pikë polakëve. Kështu që nuk na pret një ndeshje pa probleme ndaj tyre, por na mjafton edhe barazimi”, u shpreh Silhavy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco