Plot 30 milionë euro për ‘xholin’ e Romës, ish-klubi shqetëson Mourinhon

Plot 30 milionë euro për ‘xholin’ e Romës, ish-klubi shqetëson Mourinhon

12:17, 20/11/2023

Tottenham po bën mirë këtë sezon në Premier League me Ange Postecoglou në pankinë.

Pavarësisht dy humbjeve në dy takimet e fundit, skuadra londineze renditet në vendin e katërt me 26 pikë.

Dy më pak se kryesuesit e Manchester Cityt. Objektivi i madh është kualifikimi në Champions League, ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë piketuar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Bryan Cristanten, mesfushorin e Romës dhe kombëtares italiane.

Drejtuesit e Spurs do të ofrojnë rreth 30 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit.

Propozim ky për merkaton e verore, pasi klubi italian nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e futbollistit në janar.

Përveç rolit të mesfushorit, Cristante mund të aktivizohet edhe si qendërmbrojtës kur është e nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco