VIDEO/ Mohamed Salah sulmohet gjatë ndeshjes Sierra Leone-Egjipt, del me ushtri nga fusha

VIDEO/ Mohamed Salah sulmohet gjatë ndeshjes Sierra Leone-Egjipt, del me ushtri nga fusha

10:46, 20/11/2023

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë takimit Sierra Leone-Egjipt, i vlefshëm për eliminatoret e Kupës së Botës 2026.

Skuadra e Momo Salah fitoi 0-2 falë dygolëshit të Trezeguet.

Sfidë të cilën vendasit e mbyllën me 9 futbollistë.

Kapiteni Salah dhuroi asistin e golit të dytë, ndërkohë që u përball me një sulm të disa tifozëve vendas.

Gjashtë prej tyre pushtuan fushën, dy nga të cilët tentuan të sulmonin “yllin” e Liverpoolit.

Ndërkohë që tifozi i parë mbante veshur një fanellë të Liverpoolit dhe u tregua miqësor kundrejt 31-vjeçarit, të tjerët nuk ishin aspak të tillë.

Në mbrojtje të Salah dolën shokët e skuadrës tek Egjipti.

Forcat e sigurisë arritën të neutralizonin dy prej agresorëve, ndaj të cilëve nuk i kursyen grushtet, teksa katër të tjerët arritën të largoheshin.

Ngjarja e turpshme ndodhi në minutat e fundit të takimit. Në fushë u fut edhe ushtria që formoi një rreth për të larguar drejt dhomave të zhveshjes një ndër sulmuesit më të mirë në planet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco