NBA/ LeBron James i jep fitoren Lakersave, Boston e Philadelphia shkëputen në Konferencën e Lindjes

NBA/ LeBron James i jep fitoren Lakersave, Boston e Philadelphia shkëputen në Konferencën e Lindjes

09:54, 20/11/2023

Pavarësisht moshës, LeBron James nuk ndalet, duke realizuar 37 pikë në fitoren 105-104 të Lakers ndaj Houston në NBA.

Ky është suksesi i dytë radhazi për kalifornianët, që ngjitin shkallët në renditje.

Mirë u paraqit edhe Davis me 27 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket.

Fiton edhe Philadelphia, që mundi 121-99 Brooklyn jashtë fushe, duke konsoliduar vendin e dytë në Lindje. Joel Embiid realizoi 32 pikë e 12 rebound, mbështetur nga Maxey me 25 pikë e Melton me 21 pikë.

Humbet sërish ekipi i Dallas, që u mund 121-109 nga Cleveland, sfidë ku u dallua Sabonis me 32 pikë e 13 rebound.

Në krye të renditjes në Lindje qëndron Boston, që fitoi në fund 102-100 ndaj Memphis jashtë fushe. Porzingis me 26 pikë ishte lider në fushë për Celtics.

Pas kohës shtesë fiton Phoenix, që mundi 140-137 Utah Jazz, sfidë ku Kevin Durant realizoi 39 pikë e 10 asist për Suns.

Rezultatet

Brooklyn – Philadelphia 99-121

Toronto – Detroit 142-113

Indiana – Orlando 116-128

Dallas – Sacramento 113-129

Memphis – Boston 100-102

Utah Jazz – Phoenix 137-140

Portland – Oklahoma 91-134

Lakers – Houston 105-104

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco