Shqipëri-Ishujt Faroe, sot festë në ‘Air Albania’ për kualifikimin dhe... vendin e parë në grup

Shqipëri-Ishujt Faroe, sot festë në ‘Air Albania’ për kualifikimin dhe... vendin e parë në grup

09:32, 20/11/2023

Pas arritjes së kualifikimit në Moldavi, natyrisht që ndeshja e mbrëmjes së sotme ndaj Ishujve Faroe do të kthehet në festë. Padyshim që objektiv do të jetë mbyllja e grupit në vendin e parë në një fushatë kualifikuese, renditje që Shqipëria nuk e ka arritur ndonjëherë në historinë e saj, madje në kualifikimin e 2016-ës, kuqezinjtë u renditën të dytët në grup me 14 pikë në total.

Për të arritur një gjë të tillë, Shqipërisë i mjafton një pikë ndaj ishullorëve dhe përveç kësaj, do të thyente edhe rekordin e pikëve në një fushatë kualifikuese tëEuropianit.

Gjithashtu, ekipi kombëtar nuk ka arritur të marrë 5 fitore në një grup kualifikues të Europianit dhe me një fitore në ndeshjen që do të nisë në orën 20:45, mund të vendosë një tjetër rekord.

Ka shumë arsye për ta kthyer në festë, duke ruajtur edhe këtë ecuri pozitive që Silvinjo po kalon, ku pas humbjes në Poloni, e cila ishte e vetmja për të, janë bërë 7 ndeshje radhazi që Kombëtarja shqiptare nuk pëson humbje.

Ka shumë arsye për ta kthyer në festë, ku një mbyllje me një rezultat pozitiv do të ishte ajo “qershia mbi tortë” për të gjithë tifozët.

Gjatë ndeshjes së sotme, në stadium do të performojë edhe këngëtarja Juliana Pasha me disa këngë patriotike dhe Ansambli Kombëtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco