‘Finalja’ me Ukrainën, Spaleti largon presionin nga Italia: Pa asnjë frikë, duan të na trembin

‘Finalja’ me Ukrainën, Spaleti largon presionin nga Italia: Pa asnjë frikë, duan të na trembin

09:18, 20/11/2023

Luçiano Spaleti karikon Italinë përpara ndeshjes kundër Ukrainës, e cila do të jetë vendimtare për kualifikimin e kampionëve në fuqi në “Euro 2024”.

“Ne e dimë se çfarë do të luajmë, shumë duan të na trembin duke na kujtuar rëndësinë e ndeshjes, por argumentet shkojnë gjithmonë përtej”, shpjegoi trajneri italian për “Sky Sport”.

“Ne mund të fitojmë dhe kjo duhet të shuajë çdo frikë”. Për sa i përket asaj që do të nevojitet kundër Ukrainës, Spaleti i ka idetë e qarta. “Në dëshirën për të sulmuar dhe ushtruar presing nuk duhet të humbasim kurrë organizimin dhe ekuilibrin. Ata e kanë sulmin repartin më të fortë, mund të na krijojnë probleme në kundërsulm dhe ne duhet t’i shmangim ato”.

Ai nuk pranoi të zbulonte shumë për formacionin, duke i mbajtur letrat e fshehura, por në regji po shkohet drejt një konfirmimi të Zhorzhinjos: “Si regjisor ka organizim jo vetëm me topin, por edhe duke u treguar pozicionet shokëve të tij. Dhe më pas ka personalitet, është mësuar të menaxhojë ekipin”.

Por ai shpjegoi se në rast të një të një penalltie, Zhorzhinjo nuk do të jetë ai që do të godasë këtë herë, pas një tjetër gabimi nga 11 metra në ndeshjen e fundit.

“Ai e mori përsipër penalltinë sepse ka personalitet, e mori goditi mirë edhe për shkak të lëvizjes së portierit. Ndoshta mund të kishte qenë më e harkuar, por kjo është karakteristikë e tij për të ekzekutuar penallti. Ne kemi edhe ekzekutues të tjerë, ndoshta do ta vinim në vështirësi duke e prezantuar përsëri përpara pikës së bardhë, siç bëra unë për humor në konferencën për shtyp ditën e shkuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco