Zyrtare/ Trajneri i Partizanit, presidenca merr vendimin përfundimtar

Zyrtare/ Trajneri i Partizanit, presidenca merr vendimin përfundimtar

13:13, 19/11/2023

Partizani konfirmon Arbër Abilaliajn në rolin e trajnerit. Ish-sulmuesi vlonjat, e nisi sezonin si drejtor sportive te kampionët e Shqipërisë.

Por, 37-vjeçari pranoi postin e trajnerit të përkohshëm të “Demave” më 10 tetor pas rikthimit të Zoran Zekic në Kroaci.

Abilaliaj ka regjistruar vetëm fitore si teknik i Partizanit, duke dhënë kontribut të madh në ngjitjen e skuadrës në krye të Superiore. Post që e ndan me Egnatian.

Ecuria pozitive, pavarësisht skepticizmit, ka ndikuar që presidenca ta konfirmojë Abilaliajn në postin e trajnerit të skuadrës kryeqytetase.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco