Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

'Djalli' vuan dëmtimet, Pioli shpreson te rikthimi i Leao për takimin me Dortmund

'Djalli' vuan dëmtimet, Pioli shpreson te rikthimi i Leao për takimin me Dortmund

18:26, 13/11/2023

 

Milan po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, kjo pasi skuadra e Pioli-t nuk e njeh fitoren prej katër javësh, ndërsa ka humbur terren sa i përket garës për titullin kampion.

Si të mos mjaftonte mungesa e rezultateve, “Djalli” vuan edhe dëmtimet, situatë e cila po ndikon javë pas jave dhe po kushtëzon gjithmonë e më shumë trajnerin Stefano Pioli.

Por, një sinjal pozitiv mund të jetë fakti që kampionati do të ndalojë për dy javë dhe kjo kohë mund të shfrytëzohet, sidomos për Rafael Leao-n.

Portugezi nuk ia doli të mbyllte ndeshjen e fundit përballë Lecce-s dhe pas testeve mjekësorë, shkalla e dëmtimit nuk është e lartë, por sulmuesi ka kohë për një pushim dyjavaor, ndoshta edhe për dy apo tre ditë më shumë.

Pra rikthimi i tij është parashikuar të ndodh në fundin e muajit nëntor, ndërsa burime pranë klubit kanë raportuar se ai nuk do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Fiorentina-s dhe stafi mjekësor, por edhe lojtari vetë do të provojnë të bëjnë maksimumin që të rikthehet për ndeshjen ndaj Borussia Dortmund në UEFA Champions League.

Këto zëra janë pothuajse të konfirmuara, për shkak se Pioli, pavarësisht ndërprerjes së kampionatit do të vijoj punën me skuadrën, sepse nuk ka kohë për pushim, sidomos pas rezultateve të tilla dhe trajneri do të përgatisë një skuadër pa Leao-n ndaj Fiorentina-s, që në vetvete do të jetë një test shumë i rëndësishëm për llogaritë e kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco