Rudi Garcia drejt largimit, De Laurentiis nis bisedimet me Igor Tudor

Rudi Garcia drejt largimit, De Laurentiis nis bisedimet me Igor Tudor

17:10, 13/11/2023

 

Ashtu siç dihet tashmë, Rudi Garcia i ka ditët e numëruara në stolin e Napolit.

Pas disa emrave në listë, De Laurentiis duket se ka vendosur të nisë kontaktet e para zyrtare me Igor Tudor.

Nga Italia thuhet se takimi i parë do të bëhet sot për të folur rreth detajeve të kontratës dhe jo vetëm. Tudor të ulet në tryezë me presidentin De Laurentiis për të diskutuar të gjithë detajet e projektit të klubit napoletan.

Tekniku kroat është një emër i njohur në Serie A, pasi ka qenë trajner i Hellas Verona dhe Udinese, po gjithashtu dhe asistent menaxher i Juventus.

Ai gjithashtu ka drejtuar edhe ekipe si Marseille, Galatasaray dhe PAOK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco