Debutoi në rolin e ri te Kosova, Ujkani: Për herë të parë zbrita në fushë jo si futbollist

Debutoi në rolin e ri te Kosova, Ujkani: Për herë të parë zbrita në fushë jo si futbollist

16:39, 13/11/2023

 

Samir Ujkani ka debutuar mbrëmjen e së djelës në rolin e drejtorit sportiv të përfaqësueses së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-portieri shkruan se ndjehet shumë i lumtur për këtë detyrë të re që i është besuar, ndërsa falenderon tifozët “dardanë” për mbështetjen e treguar.

“Mbrëmë nisa një rrugë të re në karrierën time në futboll. Për herë të parë isha në bankën e Kombëtarës së Kosovës, jo si futbollist por në një pozicion tjetër, prandaj emocionet ishin të mëdha e të jashtëzakonshme. Mbrëmja u bë edhe më e veçantë nga nderimi që mora nga tifo-grupi ynë “Dardanët” të cilët dua t’ i falënderoj përzemërsisht.  Fitorja ndaj Israelit e bëri më të ëmbël “debutimin” tim në një rol tjetër, prandaj do ta mbaj në mend përgjithmonë. Në fund dua që edhe një herë t’ i falënderoj të gjithë futbollistët e ekipit kombëtar për sakrificën, angazhimin, punën dhe triumfin e përbashkët.  Sfida të reja na presin të gjithëve së bashku! Përjetësisht mirënjohës”-shkruan Samir Ujkani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco