Kombëtarja nis grumbullimin, si paraqitet gjendja e ekipit para Moldavisë dhe Ishujve Faroe

Kombëtarja nis grumbullimin, si paraqitet gjendja e ekipit para Moldavisë dhe Ishujve Faroe

15:26, 13/11/2023

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot, e hënë, grumbullimin për ndeshjet e muajit nëntor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e EURO 2024.

Deri tani në shtëpinë e futbollit, në Federatën Shqiptare, Kombëtares së parë i janë bashkuar të gjithë lojtarët përveç, Mitajt që pritet të mbërrijë në orën 19:00, Berishës, Dakut dhe Kastratit që vijnë më vonë, ndërsa Laçi është rrugës dhe pritet të bashkohet shumë shpejt me ekipin.

I vetmi ndryshim në listën e trajnerit Silvinjo është Arlind Ajeti, i cili pësoi një dëmtim dhe do i humbasë këto dy ndeshje, ndërsa në vend të tij ekipit iu bashkua mbrojtësi i Lokomotiva Zagreb, Jon Mersinaj.

Ndërkohë Kristjan Asllani është duke kryer stërvitje të diferencuar, pasi nuk është në gjendje për të punuar me pjesën tjetër të ekipit.

Më 17 nëntor, në orën 18:00, Shqipëria do të përballet në transfertë me Moldavinë, ndërsa më 20 nëntor në orën 20:45, Kombëtarja do të ndeshet në “Air Albania” me Ishujt Faroe, teksa “kuqezinjve” u duhet vetëm një pikë për të nisur “fluturimin” drejt Gjermanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco