De Laurentiis i bën tjetër ofertë Antonio Contes për të marrë drejtimin e Napolit

De Laurentiis i bën tjetër ofertë Antonio Contes për të marrë drejtimin e Napolit

14:23, 13/11/2023

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka kontaktuar sërish me trajnerin Antonio Conte, për t’i ofruar stolin e skuadrës kampione të Italisë.

Pas humbjes 0-1 që Napoli pësoi në shtëpi nga Empoli ditën e shtunë, pritet që skuadra kampione e Serie A të ndryshojë trajner.

Rudi Garcia i ka orët e numëruara, ndaj De Laurentiis po kërkon një zëvendësues të denjë.

Gjithsesi, e përditshmja italiane “Il Mattino”, zbulon sot se trajneri Conte e ka refuzuar ofertën e De Laurentiis për të drejtuar ekipin e Napolit.

Edhe më herët, disa javë më parë, ish-trajnerit të Tottenhamit dhe Chelseat i ishte ofruar kjo detyrë, por ai ka refuzuar gjithnjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco