Dëmtimet e shumta të lojtarëve, Real Madridi shkarkon shefin e stafit mjekësor

Dëmtimet e shumta të lojtarëve, Real Madridi shkarkon shefin e stafit mjekësor

14:05, 13/11/2023

Real Madrid ka marrë një vendim drastik, ndërsa shkarkoi drejtorin e stafit mjekësor të klubit, kroatin Niko Mihic, i cili është pjesë e “Los Blancos” që nga viti 2017.

Mediet spanjolle raportojnë se ky vendim i Florentino Perez, ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit të problemeve të Arda Guler, talentit turk që u bashkua me madrilenët në verë, por që ende nuk ka debutuar me “Los Blancos”.

Guler shfaqi probleme muskulore pas operacionit, duke mos mundur të rikthehej kur pritej.

Megjithatë ky vendim nuk ka ardhur vetëm për rastin e Gulerit, pasojat e shumta që klubi ka pasur vitet e fundit, nga Benzema tek Alaba, çuan në këtë përfundim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco