Ten Hag beson te Manchester United: Jemi pranë vendit të 4-t

Ten Hag beson te Manchester United: Jemi pranë vendit të 4-t

13:55, 13/11/2023

Manchester United ka fituar më shumë pikë në 5 ndeshjet e fundit në Premier Ligë se çdo skuadër tjetër.

Fitorja ndaj Lutonit e lë Manchesterin 5 pikë nga vendi i katërt, Totenhemi, dhe trajneri Erik ten Hag thotë se skuadra e tij është në një pozicion shumë të mirë pavarësisht se këtë sezon ka pësuar 5 humbje në kampionat.

Por holandezi pranoi se “djajtë” duhet të shënojnë më shumë: “Edhe pas të gjitha pengesave me të cilat u përballëm, ne jemi ende në një pozicion afër katërshes së parë. Edhe skuadrat e tjera do të kenë pengesa dhe gjithashtu do të humbasin pikë.

Tani, ne kemi fituar katër ndeshjet tona të fundit nga pesë në Premier Ligë, që është pozitive. Ne jemi në fakt në një pozitë mjaft të mirë, nëse shikoni të gjitha problemet që kemi pasur. Por mund t’ia bëjmë më të lehtë vetes jetën duke shënuar më shumë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco