Tuchel: Milani më la mbresa, me PSG-në dua të përballem në finalen e Championsit

Tuchel: Milani më la mbresa, me PSG-në dua të përballem në finalen e Championsit

13:34, 13/11/2023

Thomas Tuchel dhe Bayerni i tij siguruan kualifikimin në raundin e 1/8-ve pas suksesit 2-1 me Galatasarayn.

Bavarezët kryesojnë grupin A me 12 pikë të plota pas raundit të katërt.

Në një prononcim për shtypin francez, trajneri gjerman, i cili drejtoi PSG-në në periudhën korrik 2018-dhjetor 2022, u ndal edhe te sfida Milan-PSG.

Kuqezinjtë italianë fituan 2-1 me përmbysje në “San Siro”, duke e bërë dramatike situatën në grupin F. Aty ku bëjnë pjesë edhe Dortmundi, tjetër ish-ekip i Tuchel, dhe Newcastle.

“E ndoqa ndeshjen Milan-PSG, sepse jam argëtuar shumë në Paris me skuadrën franceze. Milani ishte shumë i fortë, kuqezinjtë u treguan mbresëlënës. Ata luajtën me shumë intensitet.

Gjithsesi, unë mbetem i bindur se PSG do të kualifikohet. Edhe pse grupi është shumë i vështirë.

A do të doja të përballesha me PSG-në? Nuk më pëlqen të ndeshem me skuadrat e mia të vjetra. Por në finale, po”, u shpreh Tuchel.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco