Etrit Berisha përzgjidhet në formacionin e javës të Serie A

Etrit Berisha përzgjidhet në formacionin e javës të Serie A

12:09, 13/11/2023

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, pësoi humbje nga Empoli 0-1 dhe toskanët e morën këtë fitore falë pritjeve të jashtëzakonshme të portierit shqiptar Etrit Berisha.

“Gardiani” i Shqipërisë ka bërë disa pritje të mrekullueshme duke e mbajtur portën e paprekur dhe duke i siguruar skuadrës së tij, Empolit, tre pikë.

34-vjeçari ka marrë notën 9,1 nga SofaScore, derisa është në 11-shen më të mirë të javës së bashku me disa yje nga elita e futbollit italian.

Në mbrojtje janë Mazoki i Salernitanas, Açerbi e Dimarko të Interit dhe Dosena i Kaliarit.

Falë pritjeve të mrekullueshme, Berisha është lojtari me notën më të lartë në Serie A. 

Ndërkohë reparti i mesfushës përbëhet nga Fazini, Boloka, Çalhanoglu dhe Kostiç.

Në sulm janë dyshja Torstvedt dhe Kolpani.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco