Çfarë deklaroi një vit më parë agjenti i Duamenës: Zemra e tij sa vjen e bëhet më e dobët, është një bombë me sahat

Çfarë deklaroi një vit më parë agjenti i Duamenës: Zemra e tij sa vjen e bëhet më e dobët, është një bombë me sahat

11:09, 13/11/2023

Pas dy kolapseve, Duamena nuk i besoi shumë defribilatorit të tij të zemrës.

Ai krijoi një bindje aq të thellë, saqë vendosi ta heqë atë.

Ky vendim ngjall praktikisht kundërshtinë e të gjithëve.

Familja, miqtë, të njohurit, bashkë me mjekët i këshilluan të kundërtën, por ai nuk u bind dhe e realizoi idenë e tij.

Ai e kryen këtë procedurë në një klinikë në Zyrih, ku para ndërhyrjes i duhet të nënshkruajë një kontratë se ai do të jetë përgjegjës për të gjitha rreziqet në vijim, përfshirë edhe vdekjen. Është shumë e rrallë që të hiqet defribilatori, edhe jashtë sportit. Duamena e arsyeton me frikën për një tjetër parregullsi.

“Nuk e dija se kur do të vinte goditja e radhës. Nuk do t’ia uroja këtë ndjenjë askujt në botë”, shprehej ai.

Pas kësaj, të gjithë të njohurit e tij do ta këshillonin të linte futbollin.

Agjenti Degen, një nga miqtë e tij më të ngushtë, shprehej: “Duamenën e dua si djalin tim. Është një person i mrekullueshëm, e dua shumë. Por ai thjesht nuk dëshiron të vijë në vete. Ai do të kishte shumë opsione. Mund të bëhej agjent, trajner apo ambasador i futbollit. Ajo që të gjithë i thonë është: ‘Të lutem ndalo’. Zemra e tij sa vjen e bëhet më e dobët. Është një bombë me sahat”. Çdo njeri tjetër do të kishte frikë në një gjendje të tillë, por Duamena i beson Zotit”, ishin fjalët e agjentit të Duamenës, i cili u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco