Formula 1/ ‘Verstappen i jashtëzakonshëm, por nuk krahasohet dot me Michael Schumacher’

Formula 1/ ‘Verstappen i jashtëzakonshëm, por nuk krahasohet dot me Michael Schumacher’

10:51, 13/11/2023

Në çdo sport, kur lind një kampion i ri nisin krahasimet me ikonat e kësaj disipline sportive.

Nga kjo gjë nuk bën përjashtim Formula 1, me një kampion si Max Verstappen, që këtë sezon ka vendosur disa rekorde.

Në moshën 26-vjeçare, ai arriti kuotën e 52 fitoreve në karrierë me Red Bull dhe shumë shpejt ai do të kapë podiumin e pilotëve me më shumë fitore, ku ndodhen Lewis Hamilton dhe Michael Schumacher.

Pikërisht “kaizeri” gjerman, me 91 fitore, mbetet një pikë referimi dhe shpesh Verstappen është krahasuar me të.

Por ai që ka hedhur poshtë këtë krahasim është Ralf Schumacher, ish-pilot i Formula 1 dhe vëllai i Miachael.

“Fitore pas fitoreje, Max vazhdon të shkruajë historinë dhe në garën e fundit në Brazil nuk bëri asnjë gabim. Gjithsesi, nuk jam dakord kur bëhen krahasime më vëllanë tim Michael apo me Ayrton Senna”, tha Ralf Schumachel.

“Ata të dy ishin të jashtëzakonshëm në kohën e tyre. Edhe Max është i jashtëzakonshëm për mënyrën se si fiton, por nuk mund të krahasohet me Michael. Jemi në dy botë të ndryshme”, tha Ralf Schumacher për “Sky Deutschland”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco