Barcelona-Argjentina, ndeshja e lamtumirës për Messin në 'Camp Nou'

Barcelona-Argjentina, ndeshja e lamtumirës për Messin në 'Camp Nou'

15:38, 09/11/2023

 

Një ndeshje lamtumire që do ta ëndërronin të gjithë tifozët e Messit dhe jo vetëm. Në mediat spanjolle po qarkullon lajmi se Barcelona do të përballet me Argjentinën në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet si lamtumira e Leo Messit nga Camp Nou.

Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi katalanas apo dhe vetë federata e futbollit argjentinas, në Spanjë tregojnë se dy palët janë duke finalizuar dhe detajet e fundit. Kjo do të ishte një ëndërr për të gjithë tifozët e Leo Messit që e kanë ndjekur yllin argjentinas për gjithë këto vite dhe tani do të mund të shijojnë mbase për herë të fundit në Camp Nou spektaklin e tij.

Në 90 minuta, Leo Messi do të luajë pjesën e parë me fanellën e albiçeleste ndërsa në fraksionin e dytë, do të vishet si katalanas.

Gjithashtu përveç emocioneve në fushë, Messi do të prezantojë para publikut dhe Kupën e Botës që fitoi vitin e kaluar me Argjentinën si dhe 8 topat e artë, të cilat më së shumti i ka fituar në kohën kur luante me Barcelonën.

E sikur të mos mjaftonte kaq, në stadiumin e ri të Camp Nou do të hapet një baner gjigant i dedikuar tërësisht për idhullin e tyre, yllin argjentinas Leo Messi.

Deri më tani, asnjë nga palët nuk ka dalë në një njoftim zyrtar, ndonëse për çdo tifoz të futbollit kjo do të ishte një dëshire e madhe e bërë realitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco