VIDEO/ Tifozët e Milanit i hodhën Donnarumës kartëmonedha false, shikoni reagimin epik të Mbappe

VIDEO/ Tifozët e Milanit i hodhën Donnarumës kartëmonedha false, shikoni reagimin epik të Mbappe

14:12, 08/11/2023

Tifozët e Milanit prisnin me padurim që Gianuligi Donnarumma të kthehej në San Siro. Ata e pritën në ndeshjen e javës së 4-të të Champions League dhe patën mundësinë të hakmerren, gjë që në fund e bënë.

Sapo doli për nxehje, portieri u prit me fishkëllima të mëdha, që ishte një tregues i ferrit që do të kalonte gjatë ndeshjes. Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët e Milanit hodhën mijëra kartëmonedha false me fytyrën e Donnarumma dhe fjalën mercenar të shkruar në të.

Në atë moment, kamerat kanë kapur edhe Kylian Mbappe, i cili nuk është solidarizuar me shokun e skuadrës, përkundrazi, ishte duke qeshur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco