200 të plagosur dhe 11 të arrestuar, tifozët e Union Berlin shkaktojnë kaos në Napoli

200 të plagosur dhe 11 të arrestuar, tifozët e Union Berlin shkaktojnë kaos në Napoli

12:07, 08/11/2023

Ka qenë një mbrëmje me tension të lartë që ka përjetuar mbrëmë Napoli, pasi policia vendase është përplasur me tifozerinë e Union Berlin në prag të ndeshjes së Champions League mes skuadrës së Garcias dhe gjermanëve.

Tifozët e Union, dy mijë prej të cilëve mbërritën në qytet, u zhvendosën së bashku në zemër të qytetit napolitan ku u zhvilluan vandalizma dhe akte të ndryshme dhune. Më pas ka pasur një përplasje me policinë dhe karabinierët që kanë tentuar t’i frenojnë.

Teatri i dhunës ishte te Corso Umberto dhe Via Medina, jo shumë larg komisariatit të policisë, ndërsa në Piazza Dante, gjermanët hodhën mjete piroteknike dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë.

 

 

Shumë dëme pati në rrugët e qytetit italian, me dyqane të dëmtuara, kazanë të mbeturinave të djegur e të përmbysur. Gjatë kësaj përplasje kanë mbetur rreth 200 tifozë të Union Berlin të plagosur lehtë. 11 prej tifozëve miq janë arrestuar nga policia napolitane.

Nuk është kjo më e keqja në fakt, pasi policia po përpiqet të mos lejojë një kontakt mes tyre dhe tifozëve të Napolit, pasi ashtu mund të kishte pasoja të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco