Momente tmerri për Neymar, banditët tentojnë t’i rrëmbejnë partneren dhe vajzën e sapolindur

Momente tmerri për Neymar, banditët tentojnë t’i rrëmbejnë partneren dhe vajzën e sapolindur

11:39, 08/11/2023

 

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, Neymar ka kaluar momente tmerri, ndërsa disa banditë kanë tentuar të rrëmbejnë partneren e tij, modelen Bruna Biancardi dhe vajzën e tyre të porsalindur.

Mediet braziliane raportojnë se ngjarja ndodhi në Cotia, në periferi të Sao Paulos në Brazil, kur tre burra të armatosur mësynë shtëpinë e prindërve të Bruna-s.

Fatmirësisht modelja dhe vajza e tyre që sapo ka bërë një muajshe nuk ndodheshin në objekt në atë moment. Kriminelët kishin përfituar nga mungesa e energjisë elektrike e shkaktuar nga stuhitë e së premtes së kaluar për të hyrë në rezidencë.

Aktualisht njëri prej të arrestuarve është fqinj i familjes së Bruna Biancardi-t, teksa dy personat e tjerë të akuzuar janë ende në kërkim.

Prindërit e Brunës u morën peng, u lidhën dhe u mbyllën në një nga dhomat e shtëpisë. Kriminelët nuk gjetën para në kasafortën e shtëpisë, por morën sende të tjera me vlerë dhe u larguan.

Në rrjetet sociale, Biancardi siguroi ndjekësit se “falë Zotit gjithçka shkoi mirë”. Neymar nga ana tjetër ka postuar edhe një mesazh: “Ditë e trishtë, por falë Zotit të gjithë janë mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco