'Ja pse gaboj aq shumë para portës', Dembele: Luis Enrique më provokon!

'Ja pse gaboj aq shumë para portës', Dembele: Luis Enrique më provokon!

12:45, 07/11/2023

 

Ousmane Dembele ndryshoi ambient këtë verë dhe nga Barcelona u transferua në Francë tek Paris Saint-Germain për shumën e 50 milionë eurove. Por, aventura e sulmuesit në kryeqytetin francez nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në 13 ndeshjet e para me fanellën e parisienëve ende nuk ka shënuar golin e parë.

Megjithatë, vetë 26-vjeçari pret që kjo situatë të ndryshojë shpejt ndërsa zbuloi se arsyeja pse gabon aq shumë para portës është sepse mbërrin i lodhur në zonë pasi ka dribluar kundërshtarët më përpara.

“Ishte e shkruar që do të firmosja për PSG, kam shumë shokë aty. E dashuroj këtë klub dhe kjo është arsyeja pse jam transferuar në Paris. Luis Enrique? Ai më provokon shumë, kërkon që të krijoj raste, të shënoj gola. E di që duhet të shënoj më shumë, por para portës ndonjëherë gaboj sepse mbërrij i lodhur pasi kam kaluar një apo më shumë kundërshtarë.

Megjithatë, jam i bindur se sa më shumë ndeshje të kalojnë aq më shumë do të përmirësohem. Tani jam më i qetë dhe nuk dyshoj te vetja ime, jam 26-vjeç dhe e di që do të përmirësohem”, u shpreh Dembele.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco