Natë e frikshme me të plagosur në Milano, ultrasit e Milan sulmojnë tifozët e PSG

Natë e frikshme me të plagosur në Milano, ultrasit e Milan sulmojnë tifozët e PSG

10:13, 07/11/2023

 

Milan pret në mbrëmjen e së martës në San Siro Paris Saint-Germain, ndeshje e raundit të katërt në Champions League. Por, duket sikur sfida ka nisur më herët, të paktën për ultrasit. Kanë qenë ata të Milanit të cilët të shumtë në numër kanë sulmuar gjatë natës tifozët e PSG të mbërritur në Itali në mbështetje të skuadrës së zemrës.

Helmeta, thika, flakadanë dhe tymues të shumtë në përleshjen mes palëve teksa policia është munduar të vendosë rregull. Mirëpo, në bilancin përfundimtar mediat italiane bëjnë të ditur se është plagosur rëndë një tifoz i Parisit i goditur me thikë, ndërsa po ashtu të plagosur nga përleshjet e francezëve me forcat e rendit kanë mbetur edhe dy policë.

Një prej tyre më rëndë pasi është goditur me thikë, me autorin që ka përfunduar pas hekurave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco