Gol dhe asist në Serinë A, Arijon Ibrahimovic: Kam idhuj Zlatanin dhe Ronaldon

Gol dhe asist në Serinë A, Arijon Ibrahimovic: Kam idhuj Zlatanin dhe Ronaldon

23:24, 06/11/2023

Arijon Ibrahimovic ‘rrëmbeu’ skenën në Serinë A, me një asist dhe një gol pasditen e të hënës në ndeshjen mes Frosinones së tij dhe Empolit, e cila u fitua me rezultatin 2-1 nga skuadra e verdhë.

Pas ndeshjes futbollisti me origjinë nga Prizreni, që luan me moshat e Gjermanisë, nuk e fshehu kënaqësinë, teksa rrëfeu emocionet në stadium dhe idhujt e tij.

“Ishte fantastike të dëgjoja stadiumin të thërriste emrin tim në kor. Humba dy topa, por sigurisht që nuk duhej të mendoja për ta. Më vjen shumë mirë që ndihmova skuadrën me një asist dhe një gol. Dua të shënoj shumë më tepër. Idhujt e mi janë Ibra dhe Cristiano Ronaldo”, deklaroi Ibrahimovici shqitar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco