Probleme në shpatull, Bellingham mund të humbasë ndeshjen e Championsit

Probleme në shpatull, Bellingham mund të humbasë ndeshjen e Championsit

19:41, 06/11/2023

Real Madridi mund të bëjë pa Jude Bellingham në ndeshjen kundër Bragës në Champions League.

Anglezi pësoi një dëmtim në shpatull gjatë minutave të para të ndeshjes të së dielës ndaj Rayo Vallecanos.

Një problem që nuk e pengoi të përfundojë ndeshjen dhe që nuk shqetëson shumë stafin mjekësor, por ka gjasa që Ancelotti ta lërë të pushojë në mënyrë që të shmangë komplikimet.

Kështu, ndaj portugezëve të Bragës, Reali do duhet të bëjë pa yllin e ri të ekipit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco