Çështja 'Tonali', FA nis të hetojë: Dyshohet se mund të ketë vënë bast edhe në Newcastle

Çështja 'Tonali', FA nis të hetojë: Dyshohet se mund të ketë vënë bast edhe në Newcastle

22:27, 05/11/2023

Sandro Tonali po hetohet edhe në Angli. Federata e Futbollit në fakt ka hapur një hetim për mesfushorin italian për të përcaktuar me më shumë siguri kufijtë e aktiviteteve të tij të basteve. Federata Angleze e Futbollit dëshiron të sigurohet që Tonali nuk ka vazhduar të vërë baste për futbollin edhe pas transferimit të tij te Newcastle. Bëhet fjalë natyrisht për një proformë, një hap thuajse i detyrueshëm.

Por kjo mund të ndihmojë edhe klubin e tij aktual, që ndërkohë ka paralajmëruar një hetim të brendshëm. Milani, nga ana e tij, bëri të ditur për mediat angleze se varësinë e Sandro Tonali e morën vesh vetëm kur lajmi u bë publik.

I pyetur nga Daily Mail, Milan dha versionin e tij për hetimet e Newcastle dhe FA: “Ne fillimisht mësuam për varësinë e Tonalit nga kumari përmes raporteve të mediave. Ajo që dimë është vetëm ajo që kemi lexuar. Ne nuk dimë asgjë tjetër”.

A ishte Milani tashmë në dijeni të situatës së basteve të Sandro Tonali, përpara shitjes së tij te Newcastle? Dan Ashworth, drejtori sportiv i anglezëve, preferon të mos shkojë shumë larg. Ai qartësoi qendrimin e tij, gjatë konferencës për shtyp ku njoftoi se ekipi anglez po fillon një hetim të brendshëm për të kuptuar më mirë termat e çështjes. “Është vërtet e vështirë për mua të kuptoj se çfarë dinë apo nuk dinë klubet e tjera. Gjithçka që mund të bëjmë është të shikojmë hetimin tonë të brendshëm dhe procesin tonë të brendshëm. Është një pyetje vërtet e vështirë për t’u përgjigjur, thjesht nuk e di. “, theksoi Ashworth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco