Roma rikthehet te triumfi, Lecce numëron ndeshjen e tetë pa fitore në Serie A

Roma rikthehet te triumfi, Lecce numëron ndeshjen e tetë pa fitore në Serie A

21:32, 05/11/2023

 

Roma përmbys Leccen në “Olimpico” dhe rikthehet te triumfi në Serie A, teksa skuadra e D’Aversa-s numëron ndeshjen e tetë pa fitore në kampionat.

Ekipi i Mourinhos pati mundësinë për të marrë avantazhin në minutën e 5’, por Lukaku nuk ia doli të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, pasi u ndal nga Falcone.

Sfida vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 72’, kur pas një kundërsulmi i asistuar nga Banda, Almqvist gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Leccen në avantazh.

Megjithatë në minutën e 90+1’ Roma gjeti barazimin me Azmoun dhe vetëm tre minuta më pas Lukaku rimëkëmbi gabimin e minutës së pestë dhe përmbysi rezultatin, duke rikthyer Romën te triumfi.

2-1 dhe Roma ngjitet në vend të tetë me 17 pikë, teksa Lecce qëndron në vend të 11-të me 13 pikë pas javës së 11-të të Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco