Ajax bën 'poker' ndaj Heerenveen dhe merr fitoren e dytë radhazi

Ajax bën 'poker' ndaj Heerenveen dhe merr fitoren e dytë radhazi

18:48, 05/11/2023

 

Trajneri John van’t Schip duket se ka nisur të bëjë kthesën te skuadra e Ajax, ndërsa edhe në takimin e dytë nën drejtimin e tij ka marrë pikët e plota.

Ajax bindi me rezultatin 4-1 ndaj Heerenveen, në takimin e raundit të 11-të të Eredivisie.

Sfida u zhbllokua në minutën e 25’ nga Bergwijn, teksa në minutën e 42’ Brobbey shënoi golin e dytë për vendasit.

Miqtë provuan të reagonin dhe ia dolën që të ngushtonin diferencën në minutën e 45+1’ me Brouëers.

Megjithatë Akpom shënoi golin e tretë për Ajax-in në minutën e 84’ dhe vulosi sfidën, duke shënuar golin e katërt në minutën e 90+2’.

Kështu efekti i van’t Schip u ndje menjëherë te Ajax, që pas javës së 11-të ngjitet në vend të dhjetë, teksa Heerenveen renditet në vend të 13-të me dhjetë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco