Përmbytjet në Firence, merret vendimi për ndeshjen Fiorentina-Juventus

Përmbytjet në Firence, merret vendimi për ndeshjen Fiorentina-Juventus

18:38, 05/11/2023

 

Ndeshja mes Fiorentinës dhe Juventus do të luhet rregullisht ashtu siç ishte parashikuar, duke nisur në orën 20:45 të së dielës. Pavarësisht se qytetit i Firencës është ai i cili ka vuajtur më së shumti përmbytjet e këtyre ditëve të fundit në Itali, madje nuk kanë munguar as viktimat, është sërish Departamenti i Sigurisë Publike që bën të ditur se ndeshja duhet të luhet rregullisht.

Ministri i Brendshëm kërkoi që ndeshja të shtyhej për një tjetër ditë, megjithatë Departamenti i Sigurisë Publike theksoi se sfida nuk pengon asnjë prej autoriteteve të ngarkuara me mirëmbajtjen e qytetit dhe në këtë formë, Fiorentina-Juventus do të luhet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco