Diego Simeone rinovon kontratën me Atletico Madrid

Diego Simeone rinovon kontratën me Atletico Madrid

18:30, 05/11/2023

 

Pavarësisht se pësuan një humbje turpëruese në transfertën e Las Palmas, duke u mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, duke i dhënë fund serisë së 9 ndeshjeve pa humbje, sërish “Los Colchoneros” e Atletico Madrid mbesin në një formë shumë të mirë këtë sezon.

Padyshim kjo ecuri fantastike quhet edhe meritë e teknikut, Diego Simeone, i cili që prej vitit 2011 është në krye të pankinës së “bardhekuqve” të Madridit dhe duket se “aventura” e tij, në krye të skuadrës do të vazhdojë ende.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolle “Marca”, tekniku argjentinas dhe bordi kanë rënë dakord të vijojnë bashkëpunimin deri në vitin 2027, teksa mësohet se marrëveshja është arritur dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco