Ndalet Aston Villa, djemtë e Unai Emery ngecin në transfertën e Nottingham Forest

Ndalet Aston Villa, djemtë e Unai Emery ngecin në transfertën e Nottingham Forest

18:10, 05/11/2023

Skuadra e Aston Villa është shtangur pasditen e kësaj të diele, teksa në stadiumin “City Ground” janë mundur, me rezultatin e pastër, 2 me 0, nga vendasit e Nottingham Forest, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Nga një gol në secilën pjesë mjaftuan për vendasit e Forest, të cilët gjetën fillimisht rrugën e rrjetës, me anë të Aina, në minutën e 5’-të të sfidës e më pas dyfishuan shifrat me anë të Mangala, në minutën e 47’ për të “vulosur” fitoren e cila mungonte, që prej 2 muajsh.

Falë këtij rezultati, Aston Villa mbetet në vendin e 5-të të rënditjes së Premier League, me 22 pikë, ndërsa skuadra e Notingham Forest ngjitet në vendin e 12 të tabelës, teksa deri më tani numëron plot 13 pikë pas 11 javëve të para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco