Cikalleshi e bën dramë në limite, shpëton Konyaspor nga humbja

Cikalleshi e bën dramë në limite, shpëton Konyaspor nga humbja

17:50, 05/11/2023

Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e katërt në kampionatin turk, duke realizuar një 11-metërsh, në minutën e shtatë të kohës shtesë. Sulmuesi kuqezi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar me panenka, për t’i dhënë një pikë Konyaspor ndaj Fatih Karagümrük.

 

Konyaspor vinte pas katër humbjesh radhazi në kampionat dhe falë golit të Cikalleshit rikthehet tek rezulatet pozitive, Aktualisht skuadra e sulmuesit kuqezi shkon në kuotën e 11 pikëve, teksa këtë edicion ka si synim që të shmangë rënien nga kategoria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco