Inter humbet një lojtar të rëndësishëm për një kohë të gjatë

Inter humbet një lojtar të rëndësishëm për një kohë të gjatë

08:34, 05/11/2023

Pati skena shqetësuese për Interin kur Benjamin Pavard u largua me një lëndim në gju gjatë ndeshjes së Serie A  kundër Atalantas.

Ishte një situatë e çuditshme, pasi të dy Ademola Lookman dhe Teun Koopmeiners kërcyen në të njëjtën kohë për të arritur krosimin e Davide Zappacostas.

Ata u përplasën me njëri-tjetrin dhe me Pavardin, i cili ishte në afërsi, duke bërë që gjuri i tij i majtë të shtrëngohej nga përplasja.

Stafi mjekësor u fut menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe si zëvendësues i tij në fushë hyri Matteo Darmian , duke shkaktuar frikë se lëndimi i tij mund të jetë shumë i rëndë. Kur u vendos në barelë, Pavard këmbënguli të ngrihej në këmbë dhe të dilte nga fusha në këmbët e tij.

Tani do të bëhen më shumë teste për të përcaktuar shkallën e lëndimit, veçanërisht përpara ndeshjeve të mëdha që vijnë, duke përfshirë vizitën në Austri ndaj RB Salzburg në Ligën e Kampionëve.

Thuhet se Pavard mund të jetë jashtë fushave për një periudhë prej gjashtë deri në tetë javë, por nëse operacioni është i nevojshëm, ai mund të humbasë disa muaj.

Pavard kishte një histori problemesh me lëndime në Bayern Munich dhe iu bashkua Interit gjatë verës për rreth 30 milionë euro.

Për më tepër, Pavard, me gjurin e lënduar ishte në gjendje të vraponte në fushë për të festuar golin e epërsisë të shënuar nga Hakan Calhanoglu nga pika e bardhë, së bashku me shokët e tij të skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco