Cristiano Ronaldo bëhet lojtari i parë që shënon 400 gola pas moshës 30-vjeçare

Cristiano Ronaldo bëhet lojtari i parë që shënon 400 gola pas moshës 30-vjeçare

23:22, 04/11/2023

Cristiano Ronaldos iu deshën vetëm 26 minuta për të shënuar golin e parë për Al-Nassr në sfidën ndaj Al-Khaleej në Ligën Saudite.

Superylli portugez hapi sfidën me një goditje nga jashtë zonës së penalltisë.

Ky gol i Ronaldos është goli i tij i 400-të që kur mbushi 30 vjeç.

Image

Ronaldo mund të ketë mbushur 38 vjeç në shkurt, por ai nuk ka treguar aspak shenja të plakjes.

Portugezi është golashënuesi më i mirë në Ligën Saudite deri më tani këtë sezon dhe do të shpresojë të ngrejë trofeun e tij të parë me Al-Nassr që kur iu bashkua atyre nga Manchester United.

Ky ishte goli i tij i 11-të këtë edicion të ri të garave në Arabi teksa ka edhe shtatë asistime.

Sfida e radhës për Ronaldon dhe ekipin e tij do të jetë ndaj ekipit nga Katari, Al-Duhail të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco