Fitore në frymën e fundit ndaj Real Sociedad, VAR-i nderon Barcelonën

Fitore në frymën e fundit ndaj Real Sociedad, VAR-i nderon Barcelonën

23:08, 04/11/2023

Fitore e pabesueshme e Barcelonës në “Reale Arena” të San Sebastianit përballë Real Sociedadit, në një sfidë që rezultoi një betejë e fortë fizike, por që u zhbllokua vetën në sekondat e fundit të shtesës nga Araujo, i asistuar me mjeshtëri në momentin e duhur nga Gundogan.

Fillimisht anësori ngriti menjëherë flamurin për pozicion jashtë loje, por me ndërhyrjen e VAR-it, goli rezultoi i rregullt.

Një humbje ndoshta e pamerituar për skuadrën baske, që bëri shumë për ta fituar ndeshjen dhe i pati rastet, sidomos në pjesën e parë, por në fund festa ishte për “blaugranat”, që morën tri pikë të vyera në një fushë shumë të vështirë.

Barcelona me këtë sukses ngjitet në vendin e tretë me 27 pikë, tri më pak se Girona kryesuese.

Reali ka 28 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco