Reali i Madridit del me njoftim zyrtar për negociatat me Mbappe

Reali i Madridit del me njoftim zyrtar për negociatat me Mbappe

22:12, 04/11/2023

Reali i Madridit ka reaguar nëpërmjet një komunikate zyrtare mbi negociatat e supozuara që kanë ndodhur mes klubit mbretëror dhe Kylian Mbappe.

“Në funksion të informacionit të lëshuar dhe publikuar së fundmi në media, ku ka spekulime për negociata të supozuara mes lojtarit Kylian Mbappe dhe klubit tonë, Real Madrid C. F. dëshiron të deklarojë se ky informacion është kategorikisht i rremë”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit madrilen.

Kylian Mbappe ka kontratë me Paris-Saint Germain deri në qershor 2024, dhe për këtë arsye mund të fillojë negociatat me klubet e tjera në janar për një ndryshim të mundshëm të skenës në verë, me kosto zero.

Futbollisti francez është te PSG-ja që nga viti 2017 dhe ka shënuar tashmë 224 gola për klubin, si dhe ka rinovuar kontratën e tij për herë të fundit në verën e vitit 2022, për dy vjet, me një tjetër sezon si opsion, diçka që francezi e ka thënë tashmë nuk dëshiron ta aplikojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco