Dortmundi turpërohet në shtëpi, Bayerni i tregon forcën e kampionit

Dortmundi turpërohet në shtëpi, Bayerni i tregon forcën e kampionit

20:31, 04/11/2023

Bayern Munchen ka siguruar fitoren e radhës në kampionatin gjerman, për të vazhduar ndjekjen e Bajer Leverkusen.

Por këtë radhë suksesi 4-0 kishte më shumë shije, pasi erdhi përballë rivalëve historikë të Borusia Dortmund, në një “Der Klassiker” në transfertë.

Skuadra e Tuchel në fakt e mbylli shumë shpejt sfidën teksa shënoi që në minutën e 4-t me anë të Upamekano, për të dyfishuar shifrat në të 9-ën me anë të Kane.

Kjo ia bëri shumë të vështirë Borusias detyrën pasi shfaqi probleme për të dalë para Neuer, gjithmonë i vëmendshëm me ndërhyrjet e tij.

Në pjesën e dytë, Bayerni shfrytëzoi kundërsulmet dhe nga të tillë erdhën edhe goli i tretë dhe i katërt, të shënuar nga i zakonshmi Kane, i cili vulosi fitoren 4-0 dhe kthimin e Bayernit në vendin e dytë në renditje, pas krahëve të Leverkusenit.

Sulmuesi anglez, me këtë tregolësh të shënuar, u ngjit në kuotën e 15 rrjetave të tundura në këtë sezon në vetëm 10 ndeshje të luajtura, duke qenë që tani golashënuesi më i mirë i Bundesligës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco