Totti: Roma? Kur nuk ju duhesh më, respekti përfundon

Totti: Roma? Kur nuk ju duhesh më, respekti përfundon

15:35, 02/11/2023

Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti është rikthyer për të folur për momentin e ndarjes së tij me “verdhekuqtë”.

Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, ai thekson se në fund të karrierës së tij ka ndjerë mungesë respekti.

“Kam kaluar 30 vjet te Roma. Tregova respekt për të gjithë, hoqa dorë nga çdo propozim tjetër. I thashë jo Real Madrid-it dhe klubeve të tjera sepse e doja atë fanellë, vetëm atë, fanellën verdhë-kuqe që është e stampuar brenda meje. Më vjen keq si përfundoi historia ime me Romën. E vërteta është se kur nuk je më i nevojshëm në futboll, kur nuk iu duhesh më, nuk ka më respekt për ty. Nëse në ndryshim nga Maldini, Del Piero, Baggio, unë jam sot jashtë futbollit kjo nënkupton diçka”, tha Totti.

I pyetur nëse do të rikthehej te klubi i Romës, për t’ju bashkuar stafit të trajnerit Jose Mourinho, pasi vetë portugezi e ka thënë disa herë publikisht këtë gjë, Totti thekson se do të ndodhte vetëm po të merrte një propozim serioz.

“Sigurisht, me një rol të përcaktuar, do ta doja, për arsyet që thashë më parë. Sigurisht me Mourinhon, ai është numër një, e respektoj shumë. Më vjen keq që nuk jam trajnuar nga ai në kohën time. Te Roma e dinë që nëse kanë nevojë për mua, për gjëra serioze, jam i lumtur të jap një dorë. Përndryshe, miq si më parë”, përfundoi fjalën e tij Francesco Totti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco