Ishte kthyer nga pushimet/ Qëllohet në mes të rrugës për vdekje futbollisti brazilian

Ishte kthyer nga pushimet/ Qëllohet në mes të rrugës për vdekje futbollisti brazilian

13:53, 02/11/2023

Komuniteti brazilian i futbollit u zhyt në zi pasi u publikua lajmi për vdekjen e sulmuesit 21-vjeçar Felipe Diogo. 

Sipas mediave lokale, lojtari i Sao Bernardo, i cili po kthehej nga pushimet, është qëlluar për vdekje me gjakftohtësi në një rrugë në qytetin e tij të lindjes, Ribeirao Preto.

Agjencia braziliane e lajmeve ge.globo raportoi se futbollisti i ri u godit me breshëri megjithëse  u dërgua me urgjencë,  ai ndërroi jetë.

Policia vendase po heton motivin e vrasjes, ndërsa klubi i tij, i cili merr pjesë në Kategorinë e tretë të Brazilit, ka nderuar kujtimin e tij me postimin e mëposhtëm në rrjetet sociale.

“Klubi i futbollit, São Bernardo, shpreh pikëllimin e tij për lajmin e vdekjes së futbollistit tonë, Felipe Diogo Bernardes Ferreira, i njohur si Felipe Diogo. Zoti ngushëlloftë zemrat e familjes së tij në këtë moment dhimbjeje të thellë”.

I ndjeri ka luajtur dhe për skuadra si Cruzeiro dhe Botafogo, ndërsa vitin e kaluar iu bashkua São Bernardo dhe ishte një nga protagonistët kryesorë të promovimit, me 18 paraqitje dhe 4 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco