Ancelotti: Kampionati nuk vendoset nga ‘El Clasico’, nuk i jap shpjegime atyre që ul në stol

Ancelotti: Kampionati nuk vendoset nga ‘El Clasico’, nuk i jap shpjegime atyre që ul në stol

18:44, 27/10/2023

Real Madrid udhëton në Katalonjë për t’u ndeshur me Barcelonën në “El Clasicon” e parë të sezonit.

Në konferencën për shtyp, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti theksoi se është shumë shpejt që fatet e kampionatit të vendosen nga rezultati i kësaj ndeshje.

I pyetur se si mund t’i shpjegohet Modric vendimi për ta ulur në stol, italiani u shpreh se ai nuk është nga ata trajnerë që jep shpjegime për zgjedhjet e tij taktike.

“Ekipi është në gjendje të mirë dhe mjaft i motivuar. Kjo do të jetë El Clasico i parë i sezonit, por nuk është e fundit. Pres të përballem me Barcelonën në Kupë, Superkupë dhe Champions League. Ne mbërrijmë shumë mirë në këtë ndeshje.

Bellingham do ta nisë nga minuta e parë, është rikuperuar dhe nuk ka më mbingarkesë. Të gjithë e dinë se çfarë është një El Clasico, nuk ka nevojë t’ia shpjegoj askujt. Është ndeshje botërore. Por, dua të theksoj se sezoni është shumë i gjatë dhe të thuash se kjo është një ndeshje vendimtare për kampionatin më duket e tepruar.

Si i shpjegohet një lojtari si Modric ulja në stol? Këtu janë të gjithë profesionistë dhe asnjë prej lojtarëve nuk kërkon shpjegime. Plus që edhe unë jam tipi i trajnerit që nuk jap shpjegime për zgjedhjet e mia”, u shpreh Ancelotti.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco