Shqipëria bën debutimin historik në Botërorin e Minifutbollit, rezultati i sfidës me Sllovakinë

Shqipëria bën debutimin historik në Botërorin e Minifutbollit, rezultati i sfidës me Sllovakinë

17:41, 27/10/2023

Kombëtarja shqiptare e Minifutbollit ka debutuar sot për herë të parë në fazën finale të një Kampionati Botëror.

Kuqezinjtë kanë luajtur sot përballë Sllovakisë, në një ndeshje ku janë mposhtur me shifrat 2-0.

Eksperienca në kompeticione të tilla bëri diferencën në këtë sfidë, pasi sllovakët goditën që në startin e sfidës dhe më pas administruan mirë momentet kyç të takimit përballë kuqezinjve, të cilëve nuk u mungoi dëshira për të kërkuar golin e barazimit.

Goli i shënuar në pjesën e dytë ishte ai që vulosi fatin e ndeshjes pasi ritmi i saj ra dhe vetëm në fund Shqipëria tentoi përsëri të shënonte një gol që të ndryshonte fatin e sfidës, por pa sukses.

Ndeshja e radhës e kuqezinjve është të dielën në orën 17:15 ndaj Francës, ndërsa ndeshja e fundit në grup është ajo ndaj Anglisë të martën po në orën 17:15.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco