Shpërthen trajneri i Vllaznisë: Brez që e përjeton futbollin nëpërmjet Instagramit

Shpërthen trajneri i Vllaznisë: Brez që e përjeton futbollin nëpërmjet Instagramit

17:34, 27/10/2023

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, nuk është kursyer në kritika pas humbjes së skuadrës së tij përballë Kukësit në transfertë.

Ai kishte kritika sidomos për lojtarët e tij, duke e cilësuar papërgjegjshmëri totale atë që bënë lojtarët e tij para portës.

“Ajo që nuk është se shkoi është që e gjithë kronologjia e ndeshjes, çdokush mund të bëjë analizë, por po e nis nga rastet e krijuara që mund të jenë më shumë se 10. Skuadra kur humbet shumë para portës, bie niveli i besimit jo vetëm në skuadër, por edhe te individi.

Të krijosh kaq shumë në një fushë si kjo në Kukës që nuk ka parametrat e duhur për të luajtur futboll, është tepër. Por edhe e papranueshme në të njëjtën kohë, si mund të humbasim ato raste?

Po e përkthej në papërgjegjshmëri totale. Detyra ime si trajner është të marr përgjegjësitë, por edhe të çoj lojtarët te porta dhe janë ata që duhet të fusin topin në rrjetë, atë që bëmë në Korçë, e ç’bëmë totalisht sot.

Mos harrojmë që dy lojtarët që luajnë në krahët e mbrojtjes, nuk janë në pozicionin e tyre dhe në këtë drejtim nuk mund të shtyjmë dot me lojtarë me këmbën e kundërt të tyre, siç ishte Smajli në pjesën e parë e Sala në të dytën. Ajo çka vlen të theksohet, problemi nuk ishte se nuk shtuam forca më tepër, por që nuk shtuam përqendrimin para porte. Është një brez që jeton futbollin nëpërmjet Instagramit, të papërgjegjshëm. Është ndryshe koha jonë kur e përjetonim dhe e jetonim si mundësi të artë që vinte një herë në jetë dhe mënyrë jetese që do na zgjidhte gjithë jetën para. Këshilla ime është të punojnë sa më fort. Nuk ka mundësi, nuk e perceptoj në trurin tim që Bekim Balaj stërvitet 33 vjeçar më shumë se një 17 apo 18 vjeçar”, deklaroi Memelli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco