Kumbulla përgatit rikthimin pas mungesës së gjatë, mbrojtësi pjesë e stërvitjes së Romës

Kumbulla përgatit rikthimin pas mungesës së gjatë, mbrojtësi pjesë e stërvitjes së Romës

17:05, 27/10/2023

Roma ka nisur përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Inter në transfertë.

E reja në stërvitjen e kryeqytetasve ishte prania e Marash Kumbullës.

Mbrojtësi i kombëtares qëndron jashtë fushave të lojës prej datës 29 prill kur në një ndeshje ndaj Milanit, pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentin e gjurit të djathtë.

Megjithatë, Kumbulla është pranë rikuperimit të plotë pas një periudhe shumë të vështirë dhe shpejt pritet të jetë sërish në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho.

Padyshim një lajm pozitiv edhe për kombëtaren në prag të dy ndeshjeve vendimtare të muajit nëntor ku kuqezinjtë luajnë ndaj Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe në shtëpi, për të siguruar biletën për në Europianin e Gjermanisë verën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco