Allegri përsërit objektivin e Juventusit: Na pret një ndeshje shumë e rrezikshme

Allegri përsërit objektivin e Juventusit: Na pret një ndeshje shumë e rrezikshme

16:51, 27/10/2023

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri foli në konferencë për shtyp për ndeshjen e së shtunës që Juventus luan në shtëpi ndaj Veronës.

Tekniku i bardhezinjve theksoi se për t’i dhënë vlera triumfit të fundit ndaj Milanit, duhet shmangur me çdo kusht një hap fals ndaj veronezëve ndërsa shtoi se skuadra e tij ka si objektiv parësor renditjen mes katër skuadrave më të mira të Serie A.

“Për t’i dhënë vlerë fitores ndaj Milanit duhet të mposhtim Veronën. Nuk dua eufori. E di që të gjithë e mendojnë titullin si opsion, por dua që të jem i qartë në objektivin e skuadrës sime që është renditja mes katër më të mirave në fundin e sezonit. Ndaj Veronës duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të qetë, do të na duhet shumë edhe ndihma e tifozëve në stadium. Verona është një skuadër shumë fizike, bëhet fjalë për një ndeshje të rrezikshme.

Duhet ta respektojmë kundërshtarin pasi përndryshe rrezikojmë të gabojmë. Vlahovic dhe Chiesa janë mirë, por do ta vendos në minutën e fundit se kush do të luajë në repartin e avancuar”, u shpreh Allegri.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco