Një zëvendësues bën heroin, Kukësi me 10 lojtarë mposht Vllazninë

Një zëvendësues bën heroin, Kukësi me 10 lojtarë mposht Vllazninë

16:22, 27/10/2023

Kukësi ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 1-0 në sfidën hapëse të fazës së dytë të Superiores.

Në minutën e 44-t verilindorët ngelën me 10 lojtarë për shkak se Reçi u ndëshkua me karton të kuq.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Në fillimin e pjesës së dytë hyri Rashiti në vend të La Torres, i cili do të rezultonte heroi i sfidës.

Në minutën e 84-t ai realizoi golin e vetëm duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Pas kësaj fitoreje, Kukësi ngjitet në vendin e 4-të me 13 pikë ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e 6-të me 12 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco