Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

'El Clasico', Xavi: Nuk do të jap asnjë të dhënë në lidhje me formacionin

'El Clasico', Xavi: Nuk do të jap asnjë të dhënë në lidhje me formacionin

15:26, 27/10/2023

 

Spanja është në prag të “El Classico”, ku Barcelona dhe Real Madrid do të tregojnë forcën e tyre. Në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshje, ka folur Xavi.

Si e përballon skuadra një ndeshje vendimtare si “El Clasico”?

“Është shumë e rëndësishme për ne, të gjithë duan të luajnë, të gjithë duan të testojnë veten. Jemi shumë entuziastë. U befasova kur pashë lojtarë që stërviteshin të cilët pothuajse nuk kishin asnjë shpresë për të luajtur. Të gjithë duan të jenë atje, ndjenjat janë shumë të mira, nesër do të bëjmë gati listën pasi të shohim se si po ecin pas stërvitjes së sotme.”

A mund të startojë Lewandowski?

“Ai është mirë, e ka bërë stërvitjen me pozitivitet dhe energji, por nuk do të tregoj nëse do të fillojë nga minuta e parë apo jo. Nuk do të jap asnjë të dhënë në lidhje me formacionin.”

Po Pedri?

“Ne nuk mund të detyrojmë askënd të luajë me shqetësime, duhet të minimizojmë rreziqet. Të gjithë duan të jenë në këtë ndeshje, të shohim.”

Çfarë prisni nga Real Madrid?

“Ata ndryshuan një sistem e një skemë me ardhjen e Bellingham. Ne duhet të monitorojmë daljet në hapësirat e Rodrygo dhe Vinicius. Ky i fundit duhet të neutralizohet në maksimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco