Suksesi i parë në grupe, Kosova fiton 6 pozicione në FIFA

Suksesi i parë në grupe, Kosova fiton 6 pozicione në FIFA

11:19, 26/10/2023

Ngjitet edhe Kosova në renditjen e FIFA-s. Dardanët zhvilluan vetëm një takim në muajin tetor. Atë përballë Andorrës në transfertë, ndeshje të cilën djemtë e Primoz Gliha e fituan 0-3.

Që ishte edhe suksesi i parë i dardanëve në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024. Ndërkohë që përballja me Izraelin, e programuar të luhej në “Fadil Vokrri”, u shty për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Kjo sfidë është programuar të zhvillohet në datën 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”. Fitorja 0-3 në transfertë ka dërguar Kosovën nga vendi numër 111 në atë 105. 6 pozicione më sipër krahasuar me një muaj më parë.

Kosova mbyll fazën eliminatore të Euro 2024 me transfertën kundër Zvicrës (18 nëntor) dhe takimet shtëpiake në Prishtinë me Izraelin (12 nëntor) dhe Bjellorusinë (21 nëntor).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco