Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

U kritikua për humbjen me Shqipërinë,  ylli i Polonisë deklaron tërheqjen nga kombëtarja pas 100 ndeshjesh

U kritikua për humbjen me Shqipërinë, ylli i Polonisë deklaron tërheqjen nga kombëtarja pas 100 ndeshjesh

20:31, 26/09/2023

Grzegorz Kriçoviak ka qenë një nga ikonat e futbollit polak në dekadën e fundit.

Por largimi nga Europa drejt kampionatit arab ku luan me Abha, duket se ka vendosur vulën edhe mbi pjesëmarrjen e 33-vjeçarit në radhët e kombëtares polake.

I kritikuar ashpër par paraqitjet e fundit, sidomos atë ndaj Shqipërisë në “Air Albania”, Kriçoviak ka vendosur që ta mbyllë me përfaqësuesen e vendit të tij, me të cilën luajti 100 ndeshje.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai bëri të qartë se nuk do të ishte më pjesë e ekipit në të ardhmen, duke i uruar fat.

“Të luaja 100 ndeshje me shqiponjën e bardhë në gjoks është për mua nderi më i madh i karrierës dhe i tillë do të mbetet gjithmonë”, shkruan futbollisti.

Ai nuk bëri të ditur se si kishte ardhur ky vendim, por në mediat polake spekulohet se trajneri Mishal Probierz, i cili mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Fernando Santos, i kishte bërë të qartë se nuk ishte më pjesë e planeve të tij dhe nuk do ta grumbullonte për ndeshjet e tetorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco